'Na hapët barkun, ua kanë vënë ndonjëherë kallashin në kokë?' Operatori që filmoi vrasjet e 21 janarit thirrje gazetarëve: Mos protestoni të hiqni Mulin nga puna

Publikuar tek: aktualitet, më 11:22 13-04-2019 'Na hapët barkun, ua kanë vënë ndonjëherë kallashin në kokë?' Operatori që filmoi vrasjet e 21 janarit thirrje gazetarëve: Mos protestoni të hiqni Mulin nga puna

'Ju lajmësit që nuk prekeni, na hapët barkun. Ju a kanë vënë ndonjherë kallashnikovin në kokë? Ju kanë vrarë njeri para këmbëve? Ju kanë ndjekur me makina nga Korça në Tiranë? Ka disa episode në gazetari që vetëm pasi i kalon ato fillon e kupton se sa i prekshëm je, dhe nuk i zmadhon kaq shumë gjërat kaq të vogla që ndodhin përditë', kështu i është drejtuar operatori Ervin Daja gazetarëve të cilët kanë paralajmëruar protestë për shkarkimin e trupërojës së Markut.

Daja ka komentuar vendimin e një grupi gazetarësh të cilët kërkojnë shkarkimin e trupërojës së kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, pasi shtyu një gazetar i cili ishte në krye të detyrës.

Sipas Dajës, protesta nuk duhet të ketë si kauz shkarkimin e oficerit të gardës që mbron Arta Markun pasi ai është një nga njërzit më të kualifikuar dhe më popullor me gazetarët.

'Dilni në protesta kur kërcënohet Artan Hoxha nga hakmarrja për drejtësi, dilni në protesta kur i qëllohet shtëpia me kallash Klodiana Lalës, dilni për lirinë tuaj po sepse në 2018 po ikin gazetarët në azil, por jo që të hiqni Mulin nga puna se na hapet barkun', shkruan Daja.

Kujtojmë se Ervin Daja është një ndër operatorët që ka filmuar vrasjet e 21 janarit, një opertaor që ka kaluar një sërë peripecish gjatë gjithë këtyre viteve punë.

Postimi i plotë:

Ju lajmesit qe nuk prekeni, na hapet barkun. Ju a kan vene nejher kallashnikovin ne koke? Ju kan vrare njeri para kembeve? Ju kan ndjekur me makina nga Korça ne Tirane? Ka disa episode ne gazetari qe vetem pasi i kalon ato fillon e kupton se sa i prekshem je, dhe nuk i zmadhon kaq shum gjerat kaq te vogla qe ndodhin perdite. Per te gjithe ju qe keni filluar pune dje, Muli sic e quajne oficerin e gardes qe mbron Arta Markun eshte nje nga njerzit me te kualifikuar dhe me popullor me gazetaret, ai ka mbrojtur vipat e politikes sone qe kur ishte Servet Pellumbi kryetar. Jam dakort qe sduhej ta shtynte ate gazetarin qe ka nja 3 muaj ne pune dhe akoma se di qe aty ne ate salle duhej te ishte te vendi qe i takon por kjo se justifikon kete “proteste” madheshtore qe na dashkeni te beni te djelen... Perfundimi eshte qe do e heqin nga puna dhe asnjeriu tjeter sdo ti beni gje. Dilni ne protesta kur kercenohet Artan Hoxha nga hakmarrja per drejtesi, dilni ne protesta kur i qellohet shtepia me kallash Klodiana Lales, dilni per lirine tuaj po sepse ne 2018 po ikin gazetaret ne azil, por jo qe te hiqni Mulin nga puna se na hapet barkun. Dikur kur erdhi sekretari amerikan i shtetit Rumsfeild nje kolegun tone e nxorren hopa nga Rogner sme kujtohet te kemi bere ndonje proteste por te gjith thonim si ja zuri rrugen duhet tja hapte rrugen. Ja kshu eshte secili te beje punen e tij ne menyren qe duhet bere.. Per mua ne 17 vite pune qe kam ne media Muli oficeri i gardes eshte nje njeri shum i mire dhe pozitiv, pavaresisht nje lajthitje te momentit mendoj se ne garde duhen shume me shume djem si Muli...

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Triumf i arsyes',  Veliaj përshëndet vendimin e UBT për ndërtimin e shkollës në Kodër-Kamëz
Zyrtari i Ambasadës së SHBA bën DEKLARATËN e fortë: Pronarët e mediave në Shqipëri shantazhojnë bizneset e huaja »
Article Logic
Execution time: 0.011760950088501
array(1) { ["section"]=> string(163) "na-hapet-barkun-ua-kane-vene-ndonjehere-kallashin-ne-koke-operatori-qe-filmoi-vrasjet-e-21-janarit-thirrje-gazetareve-mos-protestoni-te-hiqni-mulin-nga-puna-160244" }