Dy persona u arrestuan nga policia e Tiranës, pasi kërcënuan me sms një person, në këmbim të një shumë prej 10 mijë eurosh.
Në bazë të operacionit "Last Night" policia zbuloi se dy të rinjë i vunë gjobë një shtetasi.
Në pranga ranë A.V., 21 vjeç dhe D.D., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Pas një hetimi intensiv, është arritur të dokumentohet me prova ligjore se shtetasit e lartë përmendur, kanë kërcënuar duke dërguar mesazhe telefonike, shtetasin P. Z., 55 vjeç, të cilit i kanë kërkuar në formë gjobe shumën monetare prej 10.000 euro. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 armë automatike, tip AK-47, 11 aparate telefonik celular të markave të ndryshme dhe 5 Karta SIM.
Materialet Proceduriale iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.