'Na lidhën dhe kërkonin lekët', i moshuari që u grabit në Korçë rrëfen tmerrin: Mua më goditën me qytën e pistoletës në kokë

Publikuar tek: aktualitet, më 06:53 15-10-2019 'Na lidhën dhe kërkonin lekët', i moshuari që u grabit në Korçë rrëfen tmerrin: Mua më goditën me qytën e pistoletës në kokë Foto ilustruese

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Nr.3 të qytetit të Korçës.

Një çift të moshuarish janë dhunuar dhe grabitur me armë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa nga banesa e të moshuarve janë marrë një sasi lekësh, kursime të çiftit si dhe unazat e floririt që mbanin në duar.

Mëoshet se në banesën e familjes Rapo janë marrë 900 mijë lekë të vjetra. Dy të moshuarit kanë qenë të vetëm në banesë, ndërsa fëmijët e tyre ndodhen në emigracion. E moshuara ka patur tronditje të rëndë psikologjike ndaj është dërguar në spital ku ka marrë mjekim .

“Dy persona me maskë, armë dhe thikë u futën nga dera e pasme. Na kërcënuan dhe goditën. Mua më goditën me qytën e pistoletës në kokë ndërsa gruan Afërdita në krahë dhe këmbë. Na nxorrën edhe thikën. Bërtisnin lekët lekët. Thoshin se jemi nga Elbasani.

Pasi morën lekët e pensionit iu treguam edhe kursimet. Ata kërkonin lekë të tjera. Iu dhamë unazat e floririt. Na lidhën më pas kërkonin lekë të tjera. Jemi të tmerruar. Gruaja është e sëmurë me diabet dhe tension. Është e tmerruar. Ndodhet akoma në spital. Kërkojme të kapen autorët”, është shprehur Foni Rapo, për Faxweb.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 14.10.2019, rreth orës 21.45, në lagjen nr.3, dy persona ende të pa identifikuar, dyshohet se njëri kishte armë zjarri tip pistoletë kanë hyrë në banesën e shtetasve F.R dhe A.R, rreth 85 vjeç, duke ushtruar dhunë psikologjike, kanë marrë një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Dy të moshuarve u është dhëna ndihma e parë mjekësore, pa probleme për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.56374502182007
array(1) { ["section"]=> string(127) "na-lidhen-dhe-kerkonin-leket-i-moshuari-qe-u-grabit-ne-korce-rrefen-tmerrin-mua-me-goditen-me-qyten-e-pistoletes-ne-koke-182088" }