‘Na rroftë izolimi për 23 orë’, Patozi këshilla qeverisë: Ja pse liridalja me orar mund ta shtojë rrezikun e infektimit

Publikuar tek: politike, më 13:35 20-03-2020 ‘Na rroftë izolimi për 23 orë’, Patozi këshilla qeverisë: Ja pse liridalja me orar mund ta shtojë rrezikun e infektimit

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i ka bërë thirrje qeverisë të rishikojë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, pasi sipas tij kjo mund të shtojë rrezikun e infektimit nga COVID-19.

 

“Sepse në kohën e lejuar i bën njerëzit të grumbullohen masivisht në të njëjtat pika jetike, që janë dyqanet e ushqimeve, farmacitë dhe bankat. Dhe pastaj na rroftë izolimi për 23 orët e tjera, në rast se për 5 minuta takohemi me të gjithë komshinjtë e lagjes në supermarket”, shkruan Patozi ndër të tjera në postimin e tij.

Nga ana tjetër, sipas Patozit nuk ka asnjë logjikë që ushqimoret dhe farmacitë të qëndrojnë hapur gjithë ditën, ndërkohë, kur ato mund të “sulmohen” nga blerësit vetëm në dy fashat orare, që ka caktuar qeveria. “Kam përshtypjen se ata që e kanë ndarë mendjen të dalin nga shtëpia, do ta gjejnë në të gjitha rastet mënyrën dhe e gjithë çështja është të mos e bëjnë këtë të gjithë njëkohësisht”, shton ai.

Statusi i Astrit Patozit:

Liridalja me orar mund ta shtojë rrezikun e infektimit:

në rast se koncepti i karantinës masive në shtëpi është që të evitojmë infektimin të gjithë njëherësh, atëherë nuk ka asnjë kuptim kjo liridalja jonë me orare. Sepse në kohën e lejuar i bën njerëzit të grumbullohen masivisht në të njëjtat pika jetike, që janë dyqanet e ushqimeve, farmacitë dhe bankat. Dhe pastaj na rroftë izolimi për 23 orët e tjera, në rast se për 5 minuta takohemi me të gjithë komshinjtë e lagjes në supermarket.

Nga ana tjetër, nuk ka asnjë logjikë që ushqimoret dhe farmacitë të qëndrojnë hapur gjithë ditën, ndërkohë, kur ato mund të “sulmohen” nga blerësit vetëm në dy fashat orare, që ka caktuar qeveria. Kam përshtypjen se ata që e kanë ndarë mendjen të dalin nga shtëpia, do ta gjejnë në të gjitha rastet mënyrën dhe e gjithë çështja është të mos e bëjnë këtë të gjithë njëkohësisht.
Nuk dua aspak të hap një debat të panevojshëm, sepse është momenti më i papërshtatshëm për këtë, por mendoj se kjo masë duhet të rishikohet, duke ndjekur praktika të tjera të vendeve më të prekura në europë, sepse kam frikë se këtë lloj kufizimi me orar e kemi vetëm ne.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama i ‘urdhëroi’ në terren, Meta mesazh falenderimi për forcat e policisë dhe ushtrisë: Së bashku të mbrojmë shëndetin e çdo qytetari
Basha i drejtohet Vodafonit për të zbuluar të VERTETËN e mesazhit për Eni VASILIN, zbardhet MISTERI (DOKUMENTI) »
Article Logic
Execution time: 0.01306414604187
array(1) { ["section"]=> string(122) "na-rrofte-izolimi-per-23-ore-patozi-keshilla-qeverise-ja-pse-liridalja-me-orar-mund-ta-shtoje-rrezikun-e-infektimit-199390" }