'Na u duk se erdhi nga ASGJËJA'…Turistja në Halkidiki tregon tmerrin e stuhisë së djeshme: Njerëzit bërtisnin, i largoheshin plazhit… (6 turistë të vdekur)

Publikuar tek: rajon, më 10:05 11-07-2019 'Na u duk se erdhi nga ASGJËJA'…Turistja në Halkidiki tregon tmerrin e stuhisë së djeshme: Njerëzit bërtisnin, i largoheshin plazhit… (6 turistë të vdekur)

Ishulli i bukur grek i Halkidiki është përballur dje me një stuhi të madhe që ka shkaktuar vdekjen e 6 turistëve dhe plagosjen e 30 të tjerëve.

Shumë kanë qenë duke pushuar në plazh kur stuhia është afruar nga deti dhe erërat e forta kanë marrë gjithcka ka dalë përpara, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Një cift cek humben jetën ndërsa tavani i restorantit u rrëzua dhe po ashtu raportohet për vdekjen e dy rumunëve dhe dy rusëve.

Eshtë vendosur gjendja e emergjencës dhe mbi 100 ekipe shpëtimi janë vendosur në terren.

Charalambos Steriadis, kreu i mbrojtjes civile e ka përshkruar si një “fenomen të paprecedent”. Stuhia filloi kur temperature shënonte 37 gradë celcius në dy ditët e fundit.

Imazhet dhe fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë pemë të rëna, makina dhe ndërtesa të shkatërruara. Njerëzit që kanë qenë në plazh duket se kanë qenë të papërgatitur. “Duket sikur erdhi nga asgjëja” tha një pushuese. “dritat u ndërprenë dhe gjithcka ishte kaos. Njerëzit vraponin, bërtisnin dhe përpiqeshin ti largoheshin plazhit”.

Edhe pse situate e motit është qetësuar, duhet kohë që të rivendoset rregulli në ishullin me biznese të shkatërruara.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072019100189209
array(1) { ["section"]=> string(155) "na-u-duk-se-erdhi-nga-asgjeja-turistja-ne-halkidiki-tregon-tmerrin-e-stuhise-se-djeshme-njerezit-bertisnin-i-largoheshin-plazhit-6-turiste-te-vdekur-171847" }