Na u refuzua hapja e negociatave, Balla 'ia hedh topin' KE-së: Refuzoi vendimin e institucioneve të veta, çështje e kredibilitetit të vetë BE

Publikuar tek: politike, më 09:11 19-10-2019 Na u refuzua hapja e negociatave, Balla 'ia hedh topin' KE-së: Refuzoi vendimin e institucioneve të veta, çështje e kredibilitetit të vetë BE Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ne Elbasan

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla reagon pas vendimit të vendeve të BE për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nga Elbasani, Balla falenderoi kancelaren gjermane Angela Merkel për përpjekjet deri në minutën e fundit "për t'i mbushur mendjen" presidentit francez Emmanuel Macron për të votuar pro.

Sipas Ballës, Komisioni Europian refuzon vendimin e institucioneve të veta dhe nuk ia hapi negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për çështje të kredibilitetit të vetë BE-së

Tani po brenda BE-së, Këshilli nuk bie dakord, ose thënë qartë, refuzon vendimin e institucioneve të veta. Mendoj që kjo më shumë është një çështje e kredibilitetit të vetë BE-së sesa e procesit që lidhet me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë", deklaron numri 2 i PS.

Postimi i plotë në Facebook:

Bashkë me kryetarin e Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla morëm pjesë në ceremoninë e prezantimit të projekti social "Youth Voice Initiative" i financuar nga Qeveria Gjermane?? përmes GIZ dhe programit #ProSEED i cili do të vihet në zbatim nga "Qendra Shqipëtare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta".

Nëpërmjet këtij projekti të rinjtë e qytetit të Cërrikut dhe zonave përreth tij do të kenë mundësi të rriten profesionalisht përmes edukimit profesional.

Falenderoj Qeverinë Gjermane dhe personalisht Kancelaren gjermane për atë që bëri në Bruksel, duke u përpjekut deri në momemtin e fundit për një vendim pozitiv për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Bashkimi Europian në strukturën e vet përbëhet nga tre institucione bazë të ndërlidhura Këshilli, Parlamenti dhe Komisioni.

Komisioni Europian rekomandoi në qershor të këtij viti që Shqipërisë t’i hapen bisedimet për anëtarësim, bazuar në një analizë faktike dhe shumë të detajuar lidhur me atë që Shqipëria ka realizuar në 5 prioritetet bazë, ndër të cilat padyshim guri i themelit mbetet reforma në drejtësi.

Po kështu edhe Parlamenti Europian, 11 muaj më parë miratoi një rezolutë që vlerëson se Shqipëria i ka përmbushur kriteret.

Tani po brenda BE-së, Këshilli nuk bie dakord, ose thënë qartë, refuzon vendimin e institucioneve të veta. Mendoj që kjo më shumë është një çështje e kredibilitetit të vetë BE-së sesa e procesit që lidhet me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021106004714966
array(1) { ["section"]=> string(143) "na-u-refuzua-hapja-e-negociatave-balla-ia-hedh-topin-ke-se-refuzoi-vendimin-e-institucioneve-te-veta-ceshtje-e-kredibilitetit-te-vete-be-182662" }