Nacionalistët skocezë gati për iniciativa të reja për pavarësi

Publikuar tek: bota, më 23:11 12-03-2016 Nacionalistët skocezë gati për iniciativa të reja për pavarësi

Partia Nacionaliste Skoceze (SNP) do të fillojë këtë verë një iniciativë të re për të bindur skocezët të kërkojnë pavarësinë e tyre, njoftoi sot kryetarja e partisë, Nicola Sturgeon, një vit e gjysmë pas referendumit për vetëvendosje ku fitoi “jo”-ja.

Më 18 shtator 2014, skocezët hodhën poshtë pavarësinë me 55 për qind të votave, por aspak të dekurajuar nga kjo humbje, nacionalistët e rajonit verior të Britanisë së Madhe nuk e kanë fshehur asnjëherë dëshirën e tyre për t’iu rikthyer kësaj aventure, shkruan Ata.

Nicola Sturgeon deklaroi gjithashtu se një dalje e mundshme e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, në përfundim të referendumit të parashikuar më 23 qershor mbi këtë çështje, mund të kontribuojë në fillimin e një konsultimi të ri mbi pavarësinë e Skocisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027678966522217
array(1) { ["section"]=> string(68) "nacionalistet-skoceze-gati-per-iniciativa-te-reja-per-pavaresi-34931" }