Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, gjatë një vizite pune në Spanjë, ka takuar ministrin e Drejtësisë të këtij vendi,
Rafael Catala.
Qëllimi i vizitës ishte bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit dhe korrupsionit. Ministri Naço, ka thënë në fjalën e tij se synimet e dy vendeve për të luftuar korrupsionin dhe terrorizmin janë të njëjta.
Edhe homolgun i tij Catala, foli për reformat ë përbashkëta mes dy vendeve për të arritur synimet dhe objektivat e përcaktuara .
Disa javë më parë në Spanjë u rrëzua një helikopter me drogë që vinte nga Maroku, ç’ka solli edhe vdekjen e menjëhershme të majorit shqiptar Sokol Feka.