NAFTA/ Shkurtohen 256 punonjësit shqiptarë të ''Simmons Edeco''

Publikuar tek: ekonomi, më 15:41 20-01-2015 NAFTA/ Shkurtohen 256 punonjësit shqiptarë të ''Simmons Edeco'' Faksimile e letrës së shkurtimit nga puna

Kompania naftë-nxjerrëse ‘’Simmons Edeco Limited’’ pushon nga puna 256 punonjësit e saj shqiptarë brenda një muaji. Newsbomb.al publikon faksimilen e letrës së shkurtimit nga puna të punonjësve, drejtuar atyre më 15 dhjetor.

Kjo kompani që ushtron veprimtarinë kërkuese e prodhuese prej vitit 1998 në Shqipëri  ka marrë vendimin që të përgjysmojë numrin e punonjësve të saj për shkak të rënies së paparashikuar të çmimeve të naftës në rang global. Nga 612 punonjës ka vendosur të shkurtojë 256 prej tyre. Shifër kjo e konsiderueshme, në një vend që përditë lufton me papunësinë.

 

‘’Në emër të Simmons Edeco Limited, dega në Shqipëri, më vjen keq t’ju informoj se për shkak të rënies së paparashikuar të çmimeve të naftës në rang global do të ketë një rënie të konsiderueshme në nivelin e aktiviteteve tona dhe për pasojë ne jemi të detyruar të reduktojmë operacionet tona në përputhje me rrethanat. Kjo ulje e aktivitetit është jashtë kontrollit të Kompanisë dhe nuk reflekton performancën e punës së punonjësve tanë.

 

Në këtë situatë të vështirë, Kompania së bashku me klientët janë duke bërë të mirën e tyre për të ruajtur sa më shumë vende pune. Për fat të keq të diktuar nga situata me të cilën po përballemi është e pamundur për ne që të mbajmë fuqinë punëtore të tanishme prej 612 punonjësish dhe ne do të jemi të detyruar të ndërpresim deri në 256 kontrata pune duke filluar nga Janari 2015’’, shkruan kompania në letrën e pushimit nga puna që iu dërgon punonjësve.

 

Pushimet kolektive nga puna janë realizuar thuajse në përfundim të vlefshmërisë kohore të kontratave të punonjësve, fakt ky që duket se nuk i favorizon edhe aq shumë ata.

 

''Simmons Edeco Limited'' ka vendosur degën e saj në Shqipëri në 5 gusht 1998 ku si veprimtari është ligjëruar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit për studimin, kërkimin, nxjerrjen, prodhimin, transportimin dhe marketimin e hidrokarbureve dhe nënprodukteve të tyre.

 

Aktiviteti i saj naftënxjerrës është përqëndruar në Zharrëz, Marinës.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029489994049072
array(1) { ["section"]=> string(63) "nafta-shkurtohen-256-punonjesit-shqiptare-te-simmons-edeco-1036" }