Naftëtarë pa zgjidhje, paralajmërojnë grevë urie: Ministrja u tregua shume arrogante me ne

Publikuar tek: aktualitet, më 09:54 28-09-2020 Naftëtarë pa zgjidhje, paralajmërojnë grevë urie: Ministrja u tregua shume arrogante me ne Foto nga protesta në Tiranë

Ditën e sotme naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë  për mungesën e pagave dhe për rifillimin e punës.

Ata janë shprehur se nëse nuk u jepet një zgjidhje nga kompania sot, atëherë do të futen në grevë urie.

Kreu i sindikatës, Sokol Dautaj është shprehur se vet ai do të jetë i pari që do të hyjë në grevë nëse nuk marrin pagat e prapambetura dhe nëse nuk rifillojnë punë.

Ai është shprehur se provuan zgjidhjen deri në Tiranë, por nuk i priti askush.

“E provuam zgjidhjen deri në Tiranë. Siç kërkuan mjekët dhe takuan ministren duke i dhënë zgjidhje ne nuk na priti njeri. Ministrja u tregua shume arrogante. Unë i pari do të hyjë në grevë urie," është shprehur ai.

Naftëtarët kërkojnë të marrin rreth 20 paga që nuk u janë dhënë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020595788955688
array(1) { ["section"]=> string(95) "naftetare-pa-zgjidhje-paralajmerojne-greve-urie-ministrja-u-tregua-shume-arrogante-me-ne-221922" }