Naftëtaret 6-të ditë në grevë urie, dërgohet në spital një grua: Nëse nuk mundemi të vazhojmë do fusim fëmijët

Publikuar tek: aktualitet, më 09:07 20-10-2020 Naftëtaret 6-të ditë në grevë urie, dërgohet në spital një grua: Nëse nuk mundemi të vazhojmë do fusim fëmijët

Naftëtarët e Ballshit prej 23 ditësh janë futur në grevë urie, pasi kërkojnë pagat e tyre dhe rikthimin në punë.

Në ditën e 18-të të grevës 10 naftëtarë e lanë grevën për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësorë, ndërsa u zëvëndësuan nga gratë, të cilat po bëjnë gjashtë ditë në grevë.

Mësohet se gjendja shëndetësore e grave është përkeqësuar dhe se njëra prej tyre është dërguar në spitalin e Ballshit, për shkak të problemeve që ka patur me tensionin.

Ato janë shprehur se grava e tyre vazhdon pa shkëputje dhe nëse nuk jenë në gjendje të vazhdojnë do të zëvendësohen nga fëmijët e tyre.

Ndër të tjera naftëtaret janë shprehur se do të ketë negociata me kryeministrin Edi Rama nëse u jepen pagat.

Kujtojmë që ditën e djeshme Rama u kërkoi naftëtarëve që të linin grevën e urisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngritja e Gjykatës së Lartë, KLGJ kualifikon dy gjyqtarë, i lë 5 ditë afat juristit për plotësimin e kushteve (EMRAT)
E cilësoi si qeveri e grupit kriminal, Rama i përgjigjet Metës: Është marrëzi, një periudhë ku mungesa dhe vizioni gjithmonë më e dukshme »
Article Logic
Execution time: 0.011258125305176
array(1) { ["section"]=> string(115) "naftetaret-6-te-dite-ne-greve-urie-dergohet-ne-spital-nje-grua-nese-nuk-mundemi-te-vazhojme-do-fusim-femijet-224400" }