Naftëtaret e Ballshit në ditën e 11-të të grevës së urisë: Kryeministri thotë të negociojmë, s’po kërkojmë lëmoshë, por lekët e punës

Publikuar tek: aktualitet, më 09:59 25-10-2020 Naftëtaret e Ballshit në ditën e 11-të të grevës së urisë: Kryeministri thotë të negociojmë, s’po kërkojmë lëmoshë, por lekët e punës

Sot bëhen 11 ditë nga greva e urisë së naftëtareve të Ballshit, gjendja e të cilave sa vjen e përkeqësohet.

Edhe pse gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar gratë janë shprehur se nuk do ta lënë grevën, pasi nuk mund të negociojnë për bukën e gojës.

Ata janë shprehur se presin një zgjidhje nga kryeministri Edi Rama që t’i ndihmojë pasi nuk po kërkojnë lëmoshë, por lekët e punës.

“Do ta vazhdojmë grevën, nuk kemi ku të shkojmë. Kryeministri thotë të negociojmë për bukën e gojës, për bukën e fëmijëve nuk negociohet. Nuk po kërkojmë lëmoshë, por lekët e punës sonë,” shkrhet një nga naftëtaret.

Kujtojmë që mbrëmjen e djehsme një nga gratë, Silva Fejzaj, është ndjerë shumë keq nga ana shëndetësore dhe kështu është dërguar me urgjencë në spitalin e Ballshit me automjet privat. Burime bëjnë me dije se gjendja e saj ishte shumë e rënduar, me dhimbje të forta stomaku dhe trupi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge nga Gjermania, arrestohet 42-vjeçari turk në Morinë (DETAJE)
‘Kapacitetet spitalore janë ezauruar’, Bardhi: Situata është alarmate, për të luftuar COVID duhet...(E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.011651039123535
array(1) { ["section"]=> string(137) "naftetaret-e-ballshit-ne-diten-e-11-te-te-greves-se-urise-kryeministri-thote-te-negociojme-s-po-kerkojme-lemoshe-por-leket-e-punes-225061" }