Naftëtarët e Ballshit në grevë urie, Vasili: U është vjedhur buka e gojës, qeveria duhet ndëshkuar pa asnjë hezitim

Publikuar tek: politike, më 15:45 28-09-2020 Naftëtarët e Ballshit në grevë urie, Vasili: U është vjedhur buka e gojës, qeveria duhet ndëshkuar pa asnjë hezitim

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me grevën e urisë ku u futën naftëtarët e Ballshit ditën e sotme, pasi nuk kanë marrë pagat e tyre për disa muaj.

Me anë të një postimi në rrjetet Vasili shkruan se naftëtarëve iu është vjedhur paga dhe buka e gojës nga qeveria dhe oligarkët.

Sipas, Vasilit qeveria duhet ndëshkuar pa asnjë hezitim.

Postimi i plotë:

Naftetaret e Ballshit dhe maskarenjte e qeverise!

Qindra naftetareve, u jane vjedhur pagat, u eshte vjedhur buka e gojes nga qeveria dhe oligarket e saj.

Armo eshte shnderruar ne placke per vjedhje, per fushate dhe emerime elektorale.

Qindra naftetare jane mashtruar ne cdo fushate elektorale nga rilindja me premtime te pacipa.

Sot naftetaret jane pa buke dhe pa shprese sepse qeveria i braktisi ne mjerim ne mes te kater rrugeve, megjithese kane fituar ligjerisht te gjithe te drejtat e tua.

Qeveria dhe policia e rilindjes i godet dhunshem dhe egersisht naftetaret, qe i ka vjedhur diten per diell.

Maskarenjte e qeverise duhen ndeshkuar pa asnje hezitim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010808944702148
array(1) { ["section"]=> string(119) "naftetaret-e-ballshit-ne-greve-urie-vasili-u-eshte-vjedhur-buka-e-gojes-qeveria-duhet-ndeshkuar-pa-asnje-hezitim-221972" }