Naftëtaret në mëshirë të fatit, Sindikatat Ndërkombëtare letër Ramës: Situata e papranueshme, sigurojuni pagat e prapambetura

Publikuar tek: aktualitet, më 18:40 24-10-2020 Naftëtaret në mëshirë të fatit, Sindikatat Ndërkombëtare letër Ramës: Situata e papranueshme, sigurojuni pagat e prapambetura Naftetaret ne greve

Prej ditësh gratë naftëtare të Ballshit janë futur në grevë urie në ambientet e rafinerisë, duke kërkuar që t’u paguhen pagat e prapambetura.

Edhe pse disa herë i kanë bërë thirrje qeverisë që t’i japë zgjidhje problemit të tyre, sërish nuk ka patur asnjë reagim, përveçse disa “ultimatumeve” të kryeministrit Rama, i cili u ka thënë se vetëm nëse dalin nga greva do të shkojë ai të bisedojë në Ballsh.

Duke parë se çështja e naftëtarëve nuk po merr zgjidhje, sindikatat ndërkombëtare ”IndustriALL Global Union” dhe ”IndustriAll European Trade Union” i janë drejtuar me një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që të ndërhyjë.

Ata kërkojnë nga Rama që naftëtarëve t’u sigurohen pagat e prapambetura, ndërsa shprehin besim se Rama do e mbajë fjalën dhe do të negociojë me naftëtarët.

122056856_189498442649116_7207054287020848464_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Nuk i mbylli as ENVERI’, Fidel Ylli gjen zgjidhjen për bojktotin e Superligës: Të hapen BASTET SPORTIVE, janë 50 milionë euro që mund t’i marrë sporti
Përkeqësohet gjendja e grevisteve të Ballshit, një grua dërgohet me urgjencë në spital (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.011411190032959
array(1) { ["section"]=> string(129) "naftetaret-ne-meshire-te-fatit-sindikatat-nderkombetare-leter-rames-situata-e-papranueshme-sigurojuni-pagat-e-prapambetura-225026" }