Nami në dogana, fluks hyrje-daljesh për Krishtlindje

Publikuar tek: barometri, më 08:24 26-12-2017 Nami në dogana, fluks hyrje-daljesh për Krishtlindje

Gjatë 48 orëve të fundit në pikat Doganore ka pasur një fluks të madh hyrje-daljesh në shtetin shqiptarë nga emigrantë dhe të huaj.

Sipas Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, portet dhe në aeroport janë shtuar sportelet në hyrje dhe në dalje, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore duke eleminuar radhët e gjata, si dhe për të ofruar shërbim cilësor.

Sakaq, njoftohet se kanë hyrë 109 598 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 26 892 mjete. Kanë dalë 69 476 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 18 965 mjete. Gjithashtu, gjatë 48 orëve të fundit, kanë hyrë në vendin tonë edhe 11346 turistë të huaj nga vende të ndryshme, të organizuar në grupe dhe shoqata , me destinacione të ndryshme në Shqipëri.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011656999588013
array(1) { ["section"]=> string(58) "nami-ne-dogana-fluks-hyrje-daljesh-per-krishtlindje-104366" }