Moti i keq me reshje intensive të shiut që ranë paraditen e djeshme ka shkakuar probleme të shumta në qytetin bregdetar të Durrësit.
Si pasojë e shirave intensive rrugët e qytetit u përmbytën duke krijuar kaos dhe probleme në qarkullimin e automjeteve.
Probleme më të theksuara mësohet se ka patur në rrugën “Aleksandër Goga”, shëtitoren “Taulantia”, në zonën rreth stadiumit, në rrugën buzë detit, ndërsa kanë shpërthyer ujërat e zeza te Stacioni i trenit.