“Nana po pret me shku me pa bashkëshortin e fëmijët që kurrë ma s’ka me i pa”, qytetarja shkodrane prek rrjetin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:29 21-02-2018 “Nana po pret me shku me pa bashkëshortin e fëmijët që kurrë ma s’ka me i pa”, qytetarja shkodrane prek rrjetin

Zemra e 10 vjeçares Noemi Preka pushoi së rrahuri para pak minutash në spital.

Tragjedia e aksidentit të tri ditëve më parë është thelluar dhe e vetmja e mbijetuar e familjes është nëna, Evisa Preka e cila ka humbur bashkëshortin dhe tri fëmijët e saj.

Nëna ende s’e di për humbjen e madhe. Sakaq, qytetarja shkodrane Anjeze Gjeluci, e cila njëherazi njeh nga afër familjen, ndan dhembjen e madhe, bashkë me një moment reflektimi i cili në fakt duhet të na shërbejë të gjithëve si një mësim.

“Vdes dhe femija i tretë, nga aksidenti tragjik ... 
U shua një familje, e nana asht gjallë, kërkon fëmijët e nuk din se asnjeni prej tyre nuk jeton...
Ky asht momenti ku të gjithë ne bahena të vegjël, bahena të neveritshëm kur kujtojmë se ça kërkojmë : jo po kam fjete pak, jo po s'bleva këpucët, jo po nuk shëtita, jo po streset e punës, jo po lodhja, shqetësohemi pse na përflasin etj etj ...
Kush e ka guximin me ia thanë nanës së shkretë se mbeti vetëm e mjerë në këtë botë të egër, e hipokrite ?! 
Po pret me shku me e pa bashkëshorti me fëmijet, që kurrë ma s'ka me i pa, e që akoma nuk e din !!!
Ajo kishte dashtë sot me kenë në nji barakë të vorfen, por e pasun me familjen e vet, mrend ngrohtë në këtë dimën, që nuk pati aspak mëshirë për të !!!”, shkruan Gjeluci.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHOKON deputeti shqiptar, ofendon keq një femër: Zhabë, injorante…. (FOTO)
“Kush të rreh nuk të do”, zyrtarja e PD e befasuar: Pashë këtë sot »
Article Logic
Execution time: 0.011777877807617
array(1) { ["section"]=> string(115) "nana-po-pret-me-shku-me-pa-bashkeshortin-e-femijet-qe-kurre-ma-s-ka-me-i-pa-qytetarja-shkodrane-prek-rrjetin-110966" }