Nano bën deklaratën shokuese: Të bësh Metën president është si të më bësh mua kryetar të Myslimanëve

Publikuar tek: aktualitet, më 23:00 17-09-2019 Nano bën deklaratën shokuese: Të bësh Metën president është si të më bësh mua kryetar të Myslimanëve

Analisti Mustafa Nano mbrëmjen e sotme ka folur për presidentin Ilir Meta, i cili sipas tij ka gabuar në çdo gjë, përfshirë edhe dekretet për zgjedhjet lokale.

Gjatë monologut në emisionin “Provokacija”, Nano u shpreh se Meta është presidenti më i keq që kemi pasur 30 vitet e fundit, përfshirë edhe Ramiz Alinë.

 ‘Sjellja e tij presidenciale është në përgjithësi e gabuar. Ai është bërë njësh me njërën palë dhe i ka shpallur luftë totale palës tjetër. Me këtë na ka kthyer në vitet e para 1990, ku Presidenti ishte edhe lojtar në fushën e lojë. Shembulli i Metës është më i keq se i Berishës në atë kohë sepse Berishës ia njihte Kushtetuta që të luante për njërën palë. Metës nuk ia njeh. Shkurt, Meta është presidenti më i keq që kemi pasur 30 vitet e fundit, përfshirë edhe Ramiz Alinë’, tha Nano.

Ai e këshillon Metën të dorëhiqet, pasi për dekretin e fundit të gjithë u sollën sikur të mos ekzistonte.

‘Nuk është për atë punë. Ka shkuar në vendin gabuar. Të bësh Metën president është si të më bësh mua kryetar të Komunitetit të Myslimanëve. Ne praktikisht nuk kemi president’, shtoi Nano.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.084565877914429
array(1) { ["section"]=> string(106) "nano-ben-deklaraten-shokuese-te-besh-meten-president-eshte-si-te-me-besh-mua-kryetar-te-myslimaneve-178817" }