Nard Ndoka flet nga izolimi: Nuk kam lexuar libra, s’kam pasur durim. Policia më ka refuzuar disa herë lejen për të lëvizur

Publikuar tek: aktualitet, më 18:17 08-04-2020 Nard Ndoka flet nga izolimi: Nuk kam lexuar libra, s’kam pasur durim. Policia më ka refuzuar disa herë lejen për të lëvizur Nard Ndoka

Ish-deputeti i opozitës Nard Ndoka rrëfen se si e kalon kohën gjatë izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndoka tregon në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” se gjatë kësaj kohe i është përkushtuar familjes, miqve, fqinjëve dhe qytetarëve që i kërkojnë ndihmë. Ai thotë se nuk ka lexuar për shkak se s’ka durim, ndërsa ankohet pasi policia sipas tij i ka refuzuar disa herë lejen për të lëvizur.

Intervista:

Ndoka sa stresuese është për ju karantina? Si po përshtateni me kufizimin e lirisë…?

Fillimet e karantinës sollën stres për të gjithë, ndryshim total i mënyres së të jetuarit. Tashmë jam përshtatur dhe kam hartuar planin tim ditor te organizimit me detaje. Jam përpjekur të ndaj kohën për të gjitha gjërat e domosdoshme, për familjen, ushtrimet fizike, kam dalë kur kam mundur, me komshitë një raport më të afert, etj. Kontaktet, me familjarët e mi te afërt, me miqtë. Lidhjet që kam, si Kryetar i Partisë Demokristiane me të gjithë drejtuesit demokristian nëpër Bashkitë e vendit. Lidhjet me zonën time mbetet prioritet, kam patur njerëz të afërt që kanë rënë pre e Koronavirusit, duhej të ndiqja vazhdimsinë e tyre në spital, masat e autoriteteve shëndetësore, të ndëryja shpesh herë për testet për familjarët e tjerë etj, etj.

Si është për ju një ditë në karantinë?

Tashmë është kthyer si një ditë e zakonshme me ngarkesë të plotë, jam përpjekur, që të jem aktiv, me median, me rrjetet sociale dhe me kontaktet e vazhdueshme me të gjithë qytetarët, që më drejtohen për ndihmë, apo informacione.

Kush del dhe bën pazarin?

Pazarin në shumicën e rasteve e ka bërë bashkëshortja, por edhe unë kam dalë, por më rrallë.

Me kë bisedoni më shumë gjatë këtyre ditëve?

Të them të drejtën më shumë me kolegët e politikës, me zonën time që jam i lidhur ndër vite, në të mirë e në të keq. Kam edhe njerëz të familjes dhe të afërt, që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, disa në zona të rrezikshme, në zonat e kuqe.

Virusi Covid-19 është një rrezik që ka friksuar familjen tuaj?

Jemi përpjekur ta marrim me sportivitet, i kemi mbushur mendjen njëri-tjetrit, ok, është një rrezik që kemi përpara, apo mes nesh, por të marrim masat maksimale të domosdoshme për tu vetëmbrojtur. Unë personalisht nuk kam fare frikë edhe për faktin, se e njoh si realitet, e di si përhapet dhe kam një lloj parashikimi se deri ku shkon rreziku. Është fakt, që besoj në Zot, kjo të jep një qetësi shpirtërore dhe besim në vetvete.

Çfarë keni lexuar gjatë këtyre ditëve?

Nuk kam patur shumë kohë, as durim, që ti kthehem leximit, por informacionet e domosdoshme i kam lexuar në vazhdimesi.

Jeni ndjerë i bezdisur nga policia gjatë këtyre ditëve…

Tendenca e autoriteteve të policisë, për refuzimin e lejes për levizje është skandaloze dhe e papranushme. Kam aplikuar disa herë, për të shkuar në Shkodër dhe qytete të tjera dhe më është refuzuar pa asnjë shpjegim. Kam kërkuar për arsyen e refuzimit dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Si duket, ka një porosi për pengimin e ushtrimit të rolit tonë si politikan të opozitës, për të qenë pranë qytetarëve në nevojë, për të mundesuar ndihme per to. Ky standard perjashtues dhe penalizues per rolin tone si opozite është i papranushem dhe tendencioz. Kjo mund te kete lidhje me faktin, se kam qene mjaft kritik me qeverine e KM per neglizhencen dhe mosveprimin e tyre ne lidhje me masat shendetesore per parandalimin e perhapjes se Coronavirusit. Ne nje kohe qe Policia e Shtetit ka paisur me autorizime personale per te levizur edhe personazhe me precedent, apo me biznese problematike.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0096919536590576
array(1) { ["section"]=> string(127) "nard-ndoka-flet-nga-izolimi-nuk-kam-lexuar-libra-s-kam-pasur-durim-policia-me-ka-refuzuar-disa-here-lejen-per-te-levizur-201892" }