Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka deklaruar se Lulzim Bashës i ka ofruar disa kandidatë për t’i përfshirë në listat e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas tij, nuk ka asnjë pengesë për një marrëveshje, ndërsa shtoi se nuk do të ishte fundit i botës edhe nëse Basha nuk pranin bashkëpunim me sPD-së dhe PDK-së.
“Nuk kam pasur frikë në politikë, nuk është fundi edhe nëse Basha nuk pranon bashkëpunimin me Partinë Demokristiane. Unë i kam ofruar PD në disa qarqe kandidatë. Opozita nuk ka përplasje nuk ka xhelozi, sigurisht që ka konkurrencë. Nuk shoh asnjë pengesë për një marrëveshje. Ka pasur negociata në nivele të dyta dhe pjesa finale është me Lulzim Bashën. Këto dy ditë do të jetë e finalizuar pjesa e partive të vogla”, tha Ndoka.
Kujtojmë se Basha ditën e sotme nënshkroi marrëveshjen me kryetarin e PAA-së Agron Duka që kandidatët e Partisë Agrare të përfshihen në listat e PD.