Nard Ndoka lavdëron Bashën: Edhe tani po flet si një kryeministër, do jetë një lider ndryshe nga Rama

Publikuar tek: politike, më 23:54 29-10-2020 Nard Ndoka lavdëron Bashën: Edhe tani po flet si një kryeministër, do jetë një lider ndryshe nga Rama Nard Ndoka

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është shprehur ditën e sotme se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të jetë një kryeministër i denjë.

Ai tha se edhe tani Basha po flet si kryeministër, ndërsa shtoi se kreu i PD do të jetë një lider ndryshe nga Rama.

"Avantazhi i kësaj opozite është fryma dhe morali që ekziston. Ne dolëm nga ai parlament pasi Rama u kap me fakte për vjedhjen e votave. Ne kemi pritur që drejtësia të vepronte dhe kryeministri të reflektonte. Kjo nuk ndodhi. Karta më e madhe që ka marrë PD-ja është për djegien e mandateve. Çdo njeri e bën njësinë matëse me ekonominë e vetë. Basha po flet si kryeministër edhe sot. I ka marrë të gjitha atributet morale ligjore. Po i jep dhe pikat se si është rrugëdalja. Kjo është pjesa programore. Nëse si opozitë thua se është hajdut, i cili është, janë disa aksione si pasqyrë e kontrollon këtë mazhorancë. Kjo nuk mjafton. Nëse Basha nuk jep zgjidhje për ekonominë. Përsa i takon saj, ka epërsi. Kemi një format. Basha është një tjetër lider" - tha Ndoka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dashamir Shehi nuk ‘mban më’: Rama nuk është i forti, është i keqi
»
Article Logic
Execution time: 0.012460231781006
array(1) { ["section"]=> string(106) "nard-ndoka-lavderon-bashen-edhe-tani-po-flet-si-nje-kryeminister-do-jete-nje-lider-ndryshe-nga-rama-225737" }