Nard Ndoka në një rrëfim të pazakontë: Dua të bëj një dasmë të dytë, por s’duan fëmijët

Publikuar tek: barometri, më 08:18 27-09-2018 Nard Ndoka në një rrëfim të pazakontë: Dua të bëj një dasmë të dytë, por s’duan fëmijët

Deputeti Nard Ndoka ka ardhur me një rrëfim të pazakontë, ku ka folur për historinë e tij të dashurisë me bashkëshorten Kozeta.

 

Të ftuar në emisionin “Rudina” në televizionin “Klan”, deëputeti tregoi se me bashkëshorten ishte njohur që në fëmijëri .

Ndoka tregoi se Kozeta shkonte gjithmonë në shtëpinë e tij dhe se gjyshja e kishte zgjedhur si nusen e tij.

“Njohja jonë i takon periudhës së para 90-ës. Babi im ka qenë mik me babain e Kozetës dhe kishin njëlloj simpatie, por atëherë ishte “mëkat” nëse ti shprehje dashurinë pa një lloj miratimi në parim nga familja. Kozeta vinte shpesh tek shtëpia ime me motrat e mia dhe gjyshja ime që në atë kohë i thoshte: Ti do të jeshë nusja jonë e shtëpisë. Dhe ishte e natyrshme lidhja jonë që kaloi në një stad tjetër” – tha deputeti shqiptar.

Edhe pse pas 30 vitesh martesë, teksa i rikthet kujtimeve të dasmës, Nard Ndoka ka habitur me deklaratën e tij.

Deputeti ështrë shprehur se ka menduar të bëjë një dasmë të dytë, por nuk i lënë fëmijët pasi është radha e tyre.

“Më pas erdhi dasma që filloi rreth 2 javë përpara dhe kemi patur një dasmë me më shumë se 300 persona. Ka qenë një dasmë model, iu dha shumë rëndësi sepse unë isha djali i madh i familjes. Nga dasma ruajmë vetëm fotografi. Kemi menduar një dasmë të dytë, por nuk na lënë fëmijët tani, e kemi radhën ne na thonë. Kemi qenë shumë të rinj kur jemi martuar dhe në moshën 24-25 vjeçare, kemi patur fëmijë, sot jemi gjyshër dhe po e shijojmë. Ndihemi të plotësuar përsa i takon detyrimeve tona”, tha politikani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017280101776123
array(1) { ["section"]=> string(92) "nard-ndoka-ne-nje-rrefim-te-pazakonte-dua-te-bej-nje-dasme-te-dyte-por-s-duan-femijet-135745" }