Nard Ndoka paralajmëron Ramën: Largohu me vapën në gusht, se në shtator do të fryjë erë e fortë

Publikuar tek: barometri, më 08:21 22-08-2018 Nard Ndoka paralajmëron Ramën: Largohu me vapën në gusht, se në shtator do të fryjë erë e fortë

Deputeti Nard Ndoka ka paralajmëruar Kryeministrin Edi Rama se në Shtator do të fryjë një erë e fortë për të dhe dordolecët e tij.

 

Sipas deputetit, Rama ka ndërtuar një shtet ligjor dordolecash ku në qënder ka vendosur veten për të trembur të tjerët, duke filluar nga  drejtuesit e institucioneve, nëpunësit e qytetarët.

“Largoju sëbashku me vapën në Gusht, se në Shtator do fryjë erë e fortë për ty e dordolecat që ti kujton, se do të trembësh të tjerët. Koha jote mbaroj, kuptoje kaqëgjë, se pastaj ti e din; dordoleci shkulet krejt lehtë”, ka shkruar Ndoka.

Gjithashtu, ai ka shtuar se koha e Ramës ka mbaruar  dhe ai duhet të kuptojë kaqgjë pasi dordoleci shkulet lehtë.

REAGIMI I PLOTË I NDOKËS:

Shtet ligjor, apo shtet dordolecash?!

Dordoleci vihet kryesish në kopshte e ara të mbjella për të trembur shpendët.

Edi Rama ka ndërtuar një shtet “ligjor” dordolecash, në qënder ka vendosur vetën për të trembur të tjerët; drejtuesit e institucioneve, n?pun?sit, qytetarët dhe këdo tjetër.

Promovon në teori shtetin ligjor; me ligje, vendime e udhëzime, por në praktikë; vendos një dordolec në krye për të frikësuar të tjerët dhe asgjë më shumë.

Burg për ato që abuzojnë me energjinë elektrike; vendos “dordolecin”, si standard. Burgos qytetarë, i detyron të vetvritën dhe i varfëron pafund; por dordolecin nuk e kanë frikë oligarkët që vjedhin energjinë elektrike, haptazi dhe me bekimin e dordolecëve.

Burg për ato që ndërtojnë pa leje; dordoleci përseri mbi kokat e qytetarve, por oligarkët shembin shtëpi dhe ndërtojnë kulla, presin pemë dhe ndërtojnë pa leje, zgjerohen duke shkatërruar përreth, dordoleci ul kokën përpara tyre, apo bashkëpunon me to.

Dordoleci i varur në çdo plazh për qytetarët; por oligarkët gllabëruan hapësirat publike. Humbën jetë njerzish në det, se mbi kullat e shpëtimit kishte dordolecë; jo ruajtës jete, si ligji e parashikon.

E prapë dordoleci kryeminister, flet për shtet ligjor!

Deshtove Edi Rama; premtove shtet ligjor, por ndërtove shtet dordolecash!

Largoju sëbashku me vapën në Gusht, se në Shtator do fryjë erë e fortë për ty e dordolecat që ti kujton, se do të trembësh të tjerët.

Koha jote mbaroj, kuptoje kaqëgjë, se pastaj ti e din; dordoleci shkulet krejt lehtë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025254011154175
array(1) { ["section"]=> string(100) "nard-ndoka-paralajmeron-ramen-largohu-me-vapen-ne-gusht-se-ne-shtator-do-te-fryje-ere-e-forte-131809" }