Nard Ndoka: Ramën s’e merr njeri në konsideratë, unë jo e jo! Del humbës edhe sikur te ERTV ta bëjë sondazhin

Publikuar tek: politike, më 19:13 14-07-2020 Nard Ndoka: Ramën s’e merr njeri në konsideratë, unë jo e jo! Del humbës edhe sikur te ERTV ta bëjë sondazhin Kreu i PDK, Nard Ndoka

Anëtari i “Opozitës së Bashkuar”, Nard Ndoka ironizon kryeministrin Edi Rama duke thënë se rezulton humbës në zgjedhjet e ardhshme sipas çdo sondazhi, madje edhe nëse sondazhin e bën në “ERTV”.

Ndoka tha se Rama ka humbur besueshmërinë ndaj Metës, Bashës dhe askush nuk e beson nëse ulet në tryezë me të pa një palë të tretë që të dalë garant.

“Rama po del humbës në të gjitha sondazhet e tij, edhe te ERTV po ta bëjë del humbës. Prandaj tenton të bëjë pazare me Bashën. Ai i përdor të gjitha mënyrat, në momentin që thotë do t’i ndalojë koalicionet hedh grepat poshtë e lartë. Janë sinjale që vijnë, është në stilin e tij. Problemi i tij është që sot ai edhe në mënyrë individuale ka mashtruar çdo personazh politik në Shqipëri. Në këtë sens atë nuk e merr njeri në konsideratë. Edhe në aspektin institucional, me Metën, me Bashën, me mua po e po, unë s’ulem me atë as me tre palë garant, jo më me një,” u shpreh Nard Ndoka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011040210723877
array(1) { ["section"]=> string(113) "nard-ndoka-ramen-s-e-merr-njeri-ne-konsiderate-une-jo-e-jo-del-humbes-edhe-sikur-te-ertv-ta-beje-sondazhin-213837" }