Nard Ndoka SULMON ashpër Jozefina Topallin: Urdhëroi VJEDHJEN e votave të demokristianëve, ka qenë pjesë e skemave ABUZIVE në PD

Publikuar tek: politike, më 17:42 24-11-2020 Nard Ndoka SULMON ashpër Jozefina Topallin: Urdhëroi VJEDHJEN e votave të demokristianëve, ka qenë pjesë e skemave ABUZIVE në PD Jozefina Topalli dhe Nard Ndoka

Ish-deputeti Nard Ndoka ka folur në lidhje me partinë e re "Lëvizja pë Ndryshim" e Jozefina Topallit.

Në një intervistë për Report Tv, Ndoka deklaroi se Topalli ka urdhëruar vjedhjen e votave të Partia Demokristiane. Sipas tij, Jozefina Topalli nuk është një politikane që ka synuar demokracinë në Partinë Demokratike, madje sipas tij ka qenë pjesë e skemave abuzive.

Ndoka shprehet se nuk pret ndonjë politikë të re nga Topalli.

"Unë nuk e shoh fare si aktore politike, mesa di unë nuk do të kandidojë fare në Shkodër. Në Shkodër si një politikane me një parti modeste që sapo ka rilindur. Pluralizmi i pranon këto. Jam kurioz të shoh si do shkojë. Kur unë jam ndodhur në pozitat e saj më ka luftuar shumë, madje deri edhe në vjedhjen e votave të Partisë Demokristiane me urdhrin e saj. Nuk është një politikane që ka synuar demokracinë në Partinë Demokratike, apo ka synuar standarde, të një zëri ndryshe, përkundrazi shpesh herë ishe pjesë e skemave abuzive. Kështu që nuk pres ndonjë politikë të re nga zonja Topalli",- tha Ndoka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mjeku shkon pa maskë në takimin me Bashën: Duhen testime të shpejta, në SHBA mund t’i bësh në markete
Yuri Kim në krah të Shqipërisë: Do të luftojmë së bashku krimin e organizuar dhe korrupsionin »
Article Logic
Execution time: 0.013535022735596
array(1) { ["section"]=> string(133) "nard-ndoka-sulmon-ashper-jozefina-topallin-urdheroi-vjedhjen-e-votave-te-demokristianeve-ka-qene-pjese-e-skemave-abuzive-ne-pd-228970" }