Nard Ndoka sulmon Bashën: Çlirohu nga komplekset, po mban peng Opozitën

Publikuar tek: politike, më 18:43 11-09-2017 Nard Ndoka sulmon Bashën: Çlirohu nga komplekset, po mban peng Opozitën

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka që në parlament është përfaqsues i PD-së ka lëshuar disa akuza të forta në drejtim të Lulzim Bashës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Nard Ndoka bën një analizë të gjendjes së Opozitës. Ai thotë se Opozita është në një gjendje ankthi dhe kjo vjen si rezultat i marrëveshjes Rama-Basha në 18 maj.

“Z.Basha ka zgjedhur me veprimet dhe mosveprimet e tij të përfaqesoje vetëm PD-në në Kuvend duke anashkaluar aleatet e tij në zgjedhje e duke krijuar një hendek dhe frymë mosbesimi”, shkruan Nard Ndoka.

Më poshtë statusi i plotë i Nard Ndokës:

Opozita, morali dhe e vërteta!

Ka një debat sot të fryrë dhe të sponsorizuar mediatikisht për votat e deputetëve opozitarë në Kuvend, për votimin e kryetarit të kuvendit.

Z.Basha ka një përgjegjesi të madhe përpara: nuk arriti të fitojë besimin për Kryeministër, por po humb terren edhe si Lider i Opozitës.

Tendenca për të marrë vetëm timonin e PD-së, duke anashkaluar faktorët e tjerë opozitarë, është i njejti mentalitet dhe fenomen i Kryeministrit të tepsisë dhe timonit!

Z.Basha është Lideri i Opozitës, drejtues i PD-së, por edhe përfaqësues i Republikanëve, Demokristianëve, Minoriteteve dhe nacionalistave liberale të LZHK, përballe PS-së dhe qeverisë së saj.

Z.Basha ka zgjedhur me veprimet dhe mosveprimet e tij të përfaqesoje vetëm PD-në në Kuvend duke anashkaluar aleatet e tij në zgjedhje e duke krijuar një hendek dhe frymë mosbesimi.

Kjo klimë e acartë në kampin opozitar, thellohet akoma më shumë në duelin e heshtur me një tjeter parti opozitare, LSI-në, e cila po kërkon bashkëpunim dhe axhendë të përbashkët opozitare.

Marrëveshja Rama-Basha e ngjizur në orët e vona të natës, po mban peng çdo gjë në politikën shqiptare për fatin e keq edhe axhendën opozitare.

Rrodhen dy vota pa i kërkuar njeri; dy vota "tinzaresh", por situata në kampin opozitar është më e rendë se kaq!

Të shpresojmë; që Z.Basha të çlirohet nga komplekset dhe detyrimet e marrëveshjes; të bëje transparencën e munguar që na penalizoi jo pak në zgjedhje dhe të ngrihet në lartësinë e Liderit Opozitar duke i prirë dhe bashkuar çdo faktor në Kuvend dhe jashtë tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.068731069564819
array(1) { ["section"]=> string(75) "nard-ndoka-sulmon-bashen-clirohu-nga-komplekset-po-mban-peng-opoziten-91975" }