NASA krijon motorin e pamundur, prodhon energji nga hiçi, revolucion për njerëzimin

Publikuar tek: bota, më 17:38 10-12-2016 NASA krijon motorin e pamundur, prodhon energji nga hiçi, revolucion për njerëzimin

Motori i “pamundur”, “EmDrive” që është në gjendje të prodhojë energji nga asgjëja kalon testet e para në qendrën “Johnson” të NASA-s.

Rezultatet e para të publikuar në revistën shkencore “Journal of Propulsion and Power” tregojnë se kjo pajisje, që është në gjendje të thyejë disa nga parimet thelbësore të fizikës, funksionon ndonëse është edne shumë e dobët.

Madje këto të dhëna po fillojnë të joshin krejt komunitetin shkencor por dyshimet janë edhe shumë.

“Duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Në këtë rast do të ishte një revolucion për krejt njerëzimin”, deklaron eksperti i propulsorëve hapësinorë, Giancarlo Genta, i Politeknikut të Torinos.

Lindur nga një ide e inxhinierit britanik, Roger Shawyer, motori “EmDrive” është në gjendje të prodhojë lëvizje pa pasur nevojë për asnjë lloj shtytësi. Një teknologji, që nëse do të funksionojë me të vërtetë, do të revoluciononte krejtësisht botën e fizikës.

I pritur fillimisht me ftohtësi nga shkencëtarët, “EmDrive” po krijon hapësirë gjithnjë edhe më të madhe në debatin shkencor.

Testet e kryera këto vite i kishin lënë hapësirë kritikëve por matjet e reja që u kryen në qendrën “Johnson” mund të jenë një pikë nisje e re.

“Ndonëse shtyrja fillestare është shumë e vogël, duket sa ka me të vërtetë potencial”, shtoi Genta.

“Është normale që ka ende shumë dyshime mbi këtë, është një skepticizëm i shëndetshëm”, vazhdoi ai.

“Por tani ka një studim të publikuar në një revistë me emër dhe nga një institucion që vë në lojë autoritetin e tij”, theksoi eksperti.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.013179063796997
array(1) { ["section"]=> string(87) "nasa-krijon-motorin-e-pamundur-prodhon-energji-nga-hici-revolucion-per-njerezimin-62246" }