NASA njofton zbulimin e madh në HËNË: Kemi prova përfundimtare për…

Publikuar tek: bota, më 17:29 26-10-2020 NASA njofton zbulimin e madh në HËNË: Kemi prova përfundimtare për… Krateri Clavius në Hënë

Agjencia Hapësinore Amerikane, NASA ka njoftuar se ka prova përfundimtare për praninë e ujit në sipërfaqen e ndriçuar të Hënës.

Ky zbulim është një përparim i madh për shkencën që hap rrugën për eksplorimin e mëtejshëm të sistemit tonë diellor, si dhe i jep një tjetër rëndësi Hënës.

Shkencëtarët më herët kanë menduar se do të ishte e pamundur që të kishte ujë në pjesën e Hënës të ndriçuar nga Dielli, por mesa duket kanë qenë gabim, pasi uji është zbuluar edhe në zonat që janë të ekspozuara direkt nga drita e Diellit.

Uji i zbuluar nga Nasa në satelitin e Tokës, nuk është në formën e pellgjeve. Shumë pranë sipërfaqes së Hënës janë gjetur “xhepa” që kanë molekula uji, në një largësi nga njëra-tjetra aq sa s’mund të formojnë as akull dhe as ujë.

dfgdher5thj5rhj.jpg

Uji është gjetur në një zonë prej 38,849 km katror, kryesisht në kraterin “Clavius”, në hemisferën e Jugut.

Shkencëtarët e NASA thanë se uji përmban edhe fragmente të vogla qelqi, që e pengojnë të avullojë kur bie në kontakt me rrezet. Prej kohësh është menduar se uji ekzistonte vetëm në ato zona që ishin gjithmonë në hije.

Programi Artemis i Nasa parashikon dërgimin e astronautes së parë femër, dhe burrin e radhës në sipërfaqen e Hënës në vitin 2024, çka konsiderohet si hapi gjigant i radhës për eksplorimin e planetit Mars.

dgdetrh45rh4rhgfhh.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jo vetëm në Napoli, SHPËRTHEN PROTESTA në Milano, mijëra qytetarë kundër masave anti-COVID (PAMJET-LIVE)
Bie numri i infektimeve në Itali, por rritet shifra e viktimave në 24 orët e fundit »
Article Logic
Execution time: 0.011872053146362
array(1) { ["section"]=> string(72) "nasa-njofton-zbulimin-e-madh-ne-hene-kemi-prova-perfundimtare-per-225241" }