Nasa thotë se në një nga hënat e Saturnit mund të ketë jetë

Publikuar tek: bota, më 20:15 13-04-2017 Nasa thotë se në një nga hënat e Saturnit mund të ketë jetë

Nasa ka njoftuar sot përmes një konference për shtyp, të dhëna të reja nga misioni i një prej sondave të saj pranë hënës së Saturnit, Enceladus.

Nasa thotë se sonda Cassini gjatë fluturimit më të afërt në hënën e akulltë arriti të diktojë gazra që në tokë shërbejnë si ushqim për bakteret.

Uji, ngrohtësia dhe ushqimi, këto janë tre faktorët bazë për ekzistencën e jetës.

Shkencëtarët për një kohë të gjatë kanë menduar se këto faktorë mund të ekzistojnë poshtë sipërfaqes së akullt të Encelaudus. Dyshimet u rritën kur sonda e Nasa gjeti se nga sipërfaqja e hënës shpërthejnë shtullunga disa kilometra të larta.

Cassini arriti të testojë lëngun e këtyre shtullungave dhe gjeti se është i përbërë nga dioksidi i karbonit dhe hidrogjeni, gazra që në thellësitë e oqeaneve të tokës ushqejnë bakteret.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHBA sapo hodhi mbi këtë shtet “nënën e të gjitha bombave”
Rezultate alarmante: Mbajini fëmijët larg smartfonëve. Ja çfarë u ndodh me 1 prekje të ekranit »
Article Logic
Execution time: 0.013434886932373
array(1) { ["section"]=> string(65) "nasa-thote-se-ne-nje-nga-henat-e-saturnit-mund-te-kete-jete-75101" }