Nasa zbulon planetin e mistershëm: Nuk e mendonim se mund të ekzistonte diçka e tillë

Publikuar tek: bota, më 23:40 03-12-2017 Nasa zbulon planetin e mistershëm: Nuk e mendonim se mund të ekzistonte diçka e tillë

Një planet unik në llojin e vetë është zbuluar nga shkencëtarët e Nasa-s, të cilët shprehen se “nuk e mendonin që mund të ekzistonte”.

Bëhet fjalë për planetin e njohur si “WASP-18b” që është i mbështjellë nga një stratosferë me monoksid karboni dhe pa ujë. Kjo tregon që planeti mund të jetë formuar në një mënyrë krejtësisht të ndryshme nga gjigantët e gazrave që kemi njohur më parë.

"Përbërja e WASP-18b bie ndesh me të gjitha parashikimet", tha Kyle Sheppard nga Qendra e Fluturimit Hapësinor Goddard të NASA-s në Greenbelt, Maryland, autor kryesor i botimit në Letrat Astrofizike të Gazetave. "Ne nuk njohim ndonjë planet tjetër ekstrasolar ku monoksidi i karbonit dominon krejtësisht atmosferën e sipërme".

Shkencëtarët nuk gjetën gjurmë uji në këtë planet, por tashmë janë fokusuar të mësojnë më shumë rreth formimit të tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013221979141235
array(1) { ["section"]=> string(91) "nasa-zbulon-planetin-e-mistershem-nuk-e-mendonim-se-mund-te-ekzistonte-dicka-e-tille-101861" }