Nasim Haradinaj para Speciales në Hagë: Nuk e kam njohur dhe s'do e njoh kurrë këtë gjykatë, jam padrejtësisht këtu!

Publikuar tek: rajon, më 16:32 29-09-2020 Nasim Haradinaj para Speciales në Hagë: Nuk e kam njohur dhe s'do e njoh kurrë këtë gjykatë, jam padrejtësisht këtu! Nasim Haradinaj

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, në paraqitjen e parë të tij para gjykatës Speciale në Hagë, ka bërë deklarata të ashpra.

Haradinaj i tha Tribunalit Special që nuk i njeh dhe se është atje për shkak të deputetëve “faqezinjë” të Kosovës.

Fjala e plotë e tij:

Këtë gjykatën nuk e njoh, tash jeni me afat të skaduar më 2 gusht, nëse nuk më leni të bisedojë, unë nuk flas më. Kjo ka qenë gjithherë publike, keni 150 mijë nënshkrime nga popullata, që janë kundër kësaj gjykate, e faqezinjtë tanë deputetët tanë e kanë sjell situatën këtu që me na arrestu edhe pas skadimit të afatit.

Jam padrejtësisht këtu, keni thyer çdo ligj, keni shkelur Kushtetutën e vendin tim. Nëse për këtë për mendim të lirë dënohet, unë në moshën 15-vjeçare jam arrestuar nga regjimi i Millosheviqit, jemi arrestuar për të drejtën minimale për mendimin e lirë dhe më nuk do të bisedojë pa lexuar atë që kam shkruar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098631381988525
array(1) { ["section"]=> string(120) "nasim-haradinaj-para-speciales-ne-hage-nuk-e-kam-njohur-dhe-s-do-e-njoh-kurre-kete-gjykate-jam-padrejtesisht-ketu-222127" }