Nata e Doshit dhe Frrokut në qelitë ‘’VIP’’ , refuzojnë ushqimin e policisë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:42 27-03-2015 Nata e Doshit dhe Frrokut në qelitë ‘’VIP’’ , refuzojnë ushqimin e policisë Drejtoria e Policisë së Tiranës

Fati e ka dashur që pas ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullanit, qelitë ‘’VIP’’ në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, t’I zënë Tom Doshi dhe Mark Frroku. Të dy në dhoma të ndara kanë kaluar një natë të qetë, përveç disa luhatjeve të lehta të tensionit për Doshin. Frroku ka qenë pak i tensionuar por nuk ka debatuar me asnjë efektiv në Drejtorinë e Polcisë së Tiranës.

‘’Hiqni prangat, bëni detyrën’’, u ka thënë efektivëve të policisë Tom Doshi. Doshi nuk ka drejtuar ndonjë kërkesë të veçantë tek efektivët dhe deri në orën 21.00 nuk ka takuar njeri, përveç avokatëve të tij. Më pas kanë mbërritur familjarët dhe të afërmit që i kanë çuar ushqime dhe rroba. Gazeta Shqiptare shkruan se Doshi dhe Frroku e kanë refuzuar ushqimin e policisë.

Frroku, pas hyrjes një herë në qeli, i është dashur të dalë sërish me kërkesë të policisë,për të hapur kasafortën që mbante në shtëpi, e cila duke qenë me kod nuk është mundur të hapej nga policia. Në kasafortë janë gjetur dokumente, të cilat do të kqyren nga autoritetet. Të dy deputetëve iu sekuestruan  kompjuterat dhe USB-të që u gjetën në banesat e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sarandë/ Shpërthen eksplozivi në makinën e një biznesmeni
Portieri i Partizanit padi në gjykatë për atësinë e djalit, vjehrri padi spitalit për vdekjen e vajzës »
Article Logic
Execution time: 0.011307001113892
array(1) { ["section"]=> string(74) "nata-e-doshit-dhe-frrokut-ne-qelite-vip-refuzojne-ushqimin-e-policise-7061" }