Nata e Kadrit, program në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Publikuar tek: aktualitet, më 16:02 13-07-2015 Nata e Kadrit, program në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke parë numrin e besimtarëve gjithnjë e në rritje, për të cilët hapësirat e xhamive të Tiranës janë të pamjaftueshme për të vleresuar “Natën e Kadrit”,  falja e Namazit të Teravisë do të kryhet sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” .

Sipas Komunitetit Mysliman, krahas faljes së namazit të jacisë dhe të teravisë do të ketë edhe ligjërata të shkurtra nga drejtues të Komunitetit Mysliman dhe hoxhallarë.

Ndërkaq, programi do të nisë në orën 21:30 me lexim Kur’ani, ndërsa në orën 22:00 do të ketë një përshëndetje nga kryetari Skender Bruçaj dhe në orën 22:11 ezani i jacisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vlorë/ Dy fëmijë rrezikojnë të mbyten në det, shpëtohen nga policia
KLSH i kërkon Ramës shkarkimin e Prefektes së Vlorës, gaboi me parkimet private »
Article Logic
Execution time: 0.011129140853882
array(1) { ["section"]=> string(60) "nata-e-kadrit-program-ne-bulevardin-deshmoret-e-kombit-16076" }