Natë e zjarrtë te Amfiteatri i Tiranës, mos humbisni surprizën (VIDEO)

Publikuar tek: kulture-art, më 12:02 03-10-2019 Natë e zjarrtë te Amfiteatri i Tiranës, mos humbisni surprizën (VIDEO)

Legjendarët e Rrockut shqiptar zbresin në Amfiteatrin e Tiranës! Surpriza të bukura do ju presin mbrëmjen e 8 tetorit.

"3 Muskëtjerët", Elton Deda, Redon Makashi dhe Aleksandër Gjoka do të dhurojnë emocione pafund për publikun.

Gjithçka nis në orën 20:00, ndërkohë i ftuar special do të jetë Kristos Dantis, i cili do të performojë me 10 këngë sëbashku me "3 Muskëtjerët".

Rokeri më i mirë grek, i cili ka realizuar mbi 1100 koncerte në të gjithë botën do të jetë tashmë tek Amfiteatri i Tiranës.

Ky koncert është totalisht i konceptuar ndryshe. Këngë të reja duete spektakolare shqiptarë dhe hite botërore. Sakaq, drejtori Artistik Elton Deda është besimplotë për një natë të zjarrtë ku do te vijë premierë në Amfiteater. I gjithë koncerti do të shoqërohet nga orkestra e RTSH dhe super banda Deda.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.088709115982056
array(1) { ["section"]=> string(74) "nate-e-zjarrte-te-amfiteatri-i-tiranes-mos-humbisni-surprizen-video-180644" }