National Geographic: Shtegu i ri i çiklistëve, nga Sllovenia në Shqipëri me biçikletë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:51 18-01-2019 National Geographic: Shtegu i ri i çiklistëve, nga Sllovenia në Shqipëri me biçikletë Foto: National Geographic

Të apasionuarit pas udhëtimeve me biçikletë tashmë do të kenë mundësinë të shijojnë bukuritë natyrore të gadishullit ballkanik, përmes një rruge të re që kalon në 8 shtete.

“Trans Dinarica”, është shtegu i ri i çiklistëve që nis në Slloveni, pranë lëndinës Soča në kufi me Italinë dhe kalon përmes bregdetit të Adriatikut në Kroaci duke u zhvendosur më pas në Sarajevë.

Por megjithatë, organizatorët thonë se qëllimi final i kësaj rruge të re është lidhja e 8 shteteve të Ballkanit, Mal i Zi, Kosovë, Serbi, Shqipëri dhe Maqedoni.

Kjo rrugë do t’i dhurojë çiklistëve pamje të mahnitshme si malet të larta, lugina, pyje dhe bregdetin magjepsës të Adriatikut dhe Jonit. Rruga do të alternohet mes terrenit malor dhe asfaltit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Banorët e Astirit të revoltuar, bllokojnë rrugën me protesta
Surprizat e motit, nesër reshje shiu dhe bore në këto zona »
Article Logic
Execution time: 0.015146970748901
array(1) { ["section"]=> string(90) "national-geographic-shtegu-i-ri-i-ciklisteve-nga-sllovenia-ne-shqiperi-me-biciklete-149360" }