National Geographic sjell pamje ekskluzive: Momenti kur hapet varri i Jezusit (Video)

Publikuar tek: bota, më 14:49 01-11-2016 National Geographic sjell pamje ekskluzive: Momenti kur hapet varri i Jezusit (Video)

Hollësi të tjera rreth varrit të Jezus Krishtit kanë dalë në dritë pasi shkencëtarë dhe arkeologë kanë ndërmarrë një hulumtim të ri në Jeruzalem.

Guri gëlqeror së bashku me murin origjinal të shpellës ku u shtri trupi i Jezusit, janë eskpozuar për herë të parë në histori.

National Geographic ka filmuar pamjet e rralla të pa ekspozuara më parë nga pjesa origjinale e varrit të Jezusit.

“Jam tepër i mahnitur. Po më dridhen gjunjët pasi nuk e prisja këtë”, thotë Fredrik Hiebert një nga arkeologët e përfshirë në projekt, raporton Newsbomb.al.

“Nuk jemi 100 për qind të sigurtë, por duket se kemi prova të dukshme që vendndodhja e varrit nuk është zhvendosur gjatë kohës, diçka për të cilën historianë dhe arkeologë kanë debatuar gjatë”, tregon ai.

Kur veshja e mermerit u hoqë për herë të parë nga varri zbuloi një shtresë të mbushur me materiale. Pas orëve të tëra për heqjen e saj u zbulua në pllakë e dytë me një kryq të gdhendur. Kjo besohet se është pllaka origjinale ku u shtri trupi i Jezusit.

Sipas shkrimeve të shenjta, Krishti u vendos në varr pasi vdiq i kryqëzuar rreth vitit 33 p.k. Tre ditë më pas eshtrat e tij nuk u gjetën në varr dhe pas 40 ditësh thuhet se Jezusi u ngjit në Parajsë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020248889923096
array(1) { ["section"]=> string(88) "national-geographic-sjell-pamje-ekskluzive-momenti-kur-hapet-varri-i-jezusit-video-58067" }