NATO alarmohet nga sulmet terroriste, rrit shpenzimet e mbrojtjes me 4.3%

Publikuar tek: bota, më 14:18 28-06-2017 NATO alarmohet nga sulmet terroriste, rrit shpenzimet e mbrojtjes me 4.3%

Aleatët e NATO-s, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara, do t’i shtojnë shpenzimet e mbrojtjes deri në 4.3% këtë vit duke e çuar kështu shifrën në 46 miliardë dollarë.

“Pas viteve të rënies, në vitin 2015 ne e kemi parë një rritje reale në shpenzime të mbrojtjes në mesin e aleatëve evropianë dhe Kanadasë”, ka thënë sot sekretari i përgjithshëm i aleancës veri-atlantike, Jens Stoltenberg.

“Për t’i mbajtur vendet tona të sigurta, ne duhet të punojmë për shtimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe ndarje korrekte të ngarkesës në gjithë aleancën tonë”, shtoi Stoltenberg.

Ditën e nesërme është planifikuar të mbahet një takim midis ministrave të shteteve anëtare të NATO-s, të cilët do të diskutojnë për rritjen e shpenzimeve.

Vendimi për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes ka ardhur pas sulmeve të vazhdueshme terroriste në të gjithë botën. Vendet antëtare në NATO janë të bindur se masat paraprake mund sjellin një normalizim të situatës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tragjedi në Kinë, humbin jetën 93 persona nga rrëshqitja e tokës
Vrasësi me pagesë që ka ekzekutuar 250 persona tregon të vetmin peng »
Article Logic
Execution time: 0.010768890380859
array(1) { ["section"]=> string(77) "nato-alarmohet-nga-sulmet-terroriste-rrit-shpenzimet-e-mbrojtjes-me-4-3-84299" }