NATO blindon kufirin me Rusinë, dërgon katër batalione në Europën Lindore

Publikuar tek: bota, më 22:35 08-07-2016 NATO blindon kufirin me Rusinë, dërgon katër batalione në Europën Lindore

NATO njoftoi sot dërgimin e katër batalioneve shumëkombëshe në Poloni dhe në vendet baltike nën drejtimin e SHBA-së, Kanadasë, Gjermanisë dhe të Britanisë së Madhe.

Ky proces është një dislokim i projektuar me kërkesën për të mbështetur Evropën Lindore, e shqetësuar nga ambiciet ruse.

Njoftimi u krye nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg në fund të ditës së parë të Samitit të NATO-s në Varshavë.

Presidenti Barack Obama kishte njoftuar më parë dërgimin e një kontigjenti prej 1.000 ushtarakësh amerikanë në një nga këto batalione. Amerikanët do të stërviten krah për krah me shokët e tyre polakë”, u shpreh Obama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019187927246094
array(1) { ["section"]=> string(78) "nato-blindon-kufirin-me-rusine-dergon-kater-batalione-ne-europen-lindore-45990" }