NATO drejt shpërbërjes? Zëvendësi i Erdogan: Është organizatë terroriste, njësoj si ISIS

Publikuar tek: bota, më 13:17 23-01-2017 NATO drejt shpërbërjes? Zëvendësi i Erdogan: Është organizatë terroriste, njësoj si ISIS

Pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vendi që mban peshën kryesore të NATO-s, e konsideroi këtë organizatë si të vjetëruar dhe jo efikase, një tjetër vend i rëndësishëm brenda organizatës po konsideron daljen prej saj.

Bëhet fjalë për Turqinë, shtet që ka një rëndësi të jashtëzakonshme për NATO-n, për shkak të pozicionin gjeografik.

Zëvendësi i Partisë Drejtësi dhe Zhvillim, pjesë e cilës është presidenti Rexhep Taip Erdogan, e ka konsideruar NATO-n si një organizatë terroriste, njësoj si ISIS, dhe që ka dëmtuar shumë Turqinë.

Gjatë një interviste për gazetën ‘Milat’, Şamil Tayyar ka deklaruar se aleanca ushtarake është kthyer në një “strukturë kërcënuese për Turqinë” dhe se “që prej krijimit të saj është përfshirë në aktivitete kundër këtij shteti”.

“Turqia ka qenë subjekt i grushteve të shtetit që kur është anëtarësuar në NATO. NATO ka qenë gjithnjë përgjegjëse për veprime të pista dhe të përgjakshme në vend. Grushti i shtetit në 1960 ka qenë i organizuar nga britanikët, ai i 1971 nga CIA dhe i 1980 nga NATO. Ata ka tani një plan të ri: Një Turqi me president Erdoganin nuk duhet të ekzistojë”, ka thënë Tayyar.

Ai ka përforcuar akuzat duke thënë se: “NATO është bërë një kërcënim dhe po shpërndan organizata terroriste në rajon. Mund ta vini NATO-n në krah të ISIS, PKK dhe Gylen. Ekziston si një produkt i kohës së Luftës së Ftohtë. Është e panevojshme për ne të qëndrojmë në NATO kur ajo është kthyer në një strukturë kërcënimi për Turqinë në vend se të na mbrojë”, është shprehur zyrtari turk.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027776956558228
array(1) { ["section"]=> string(91) "nato-drejt-shperberjes-zevendesi-i-erdogan-eshte-organizate-terroriste-njesoj-si-isis-66368" }