NATO, dy ushtarë vriten në Afganistan, autorët kishin rrobat e ushtrisë afgane

Publikuar tek: bota, më 09:22 26-08-2015 NATO, dy ushtarë vriten në Afganistan, autorët kishin rrobat e ushtrisë afgane Trupat e NATO ne Afganistan

Dy ushtarë të NATO janë qëlluar për vdekje nga dy persona që kishin veshur uniformat e forcave të sigurisë kombëtare të Afganistanit, raportojnë mediat në SHBA. Deklarata doli nga ana e forcave të koalicionit të mërkurën në mëngjes. 

Personat që kanë qëlluar, vdiqën po ashtu pasi forcat e sigurisë së NATO-s i kthyen përgjigje po me armë zjarri, sipas deklaratës, e cila nuk specifikon identitetin e kombësisë së dy ushtarëvetë NATO-s që u vranë gjatë këtij sulmi.

Incidenti ka ndodhur në provincën e Helmandit në Afganistan. Ndërkohë që më shumë se 30 vende kontribuojnë me trupa në NATO në misionin e Afganistanit, janë gati 13.195 ushtarë, dhe gati 6.800 janë ushtarë amerikanë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04682993888855
array(1) { ["section"]=> string(82) "nato-dy-ushtare-vriten-ne-afganistan-autoret-kishin-rrobat-e-ushtrise-afgane-19195" }