NATO i druhet pamundësisë kundërvepruese ndaj një sulmi rus

Publikuar tek: bota, më 22:41 20-10-2017 NATO i druhet pamundësisë kundërvepruese ndaj një sulmi rus

NATO nuk është në gjendje për t’iu kundërpërgjigjur një agresioni rus në lindje, për aq kohë sa kapaciteti i saj ushtarak është “i dobësuar” prej fundit të Luftës së Ftohtë, pohoi Der Spiegel, duke u mbështetur në një raport konfidencial të aleancës.

“Kapaciteti i NATO-s për të mbështetur në nivel logjistik një përforcim të shpejtë në një territor mjaft të gjerë, nën përgjegjësinë e drejtimit suprem të forcave aleate në Evropë ((SACEUR), është dobësuar prej fundit të Luftës së Ftohtë”, sipas këtij raporti.

Gjithnjë sipas këtij dokumenti, nuk ka garanci të mjaftueshme sa vetë forca e veprimit do të ishte në gjendje për të reaguar sa më shpejt dhe nëse do të ishte e nevojshme e shtrirë në kohë.

Raporti që pritet të diskutohet së afërmi nga ana e ministrave të NATO-s, përshkruan në këtë mënyrë një organizatë që nuk ka mundësi për t’iu kundërpërgjigjur një agresioni të mundshëm ushtarak rus, për shkak të një strukturë të komplikuar drejtuese”, përmblodhi Der Spiegel, në disa pjesë të shkëputura të artikullit që pritet të publikohet të shtunën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mijëra fëmijë të Rohingya në kampet e refugjatëve shohin "ferrin në tokë", a kujdeset dikush?
»
Article Logic
Execution time: 0.009598970413208
array(1) { ["section"]=> string(65) "nato-i-druhet-pamundesise-kundervepruese-ndaj-nje-sulmi-rus-96651" }