NATO largon ISIS nga Iraku, arrestohen më shumë se 1 mijë terroristë

Publikuar tek: bota, më 15:50 06-10-2017 NATO largon ISIS nga Iraku, arrestohen më shumë se 1 mijë terroristë

Kryeministri i Irakut Haider al-Abadi tha sot se forcat irakiane kanë çliruar qytetin e Hawias nga militantët e Shtetit Islamik.

Njoftimin ai e dha gjatë një konference të përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris, duke e quajtur atë "një fitore jo vetëm për Irakun, por për të gjithë botën".

Trupat qeveritare irakiane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, së bashku me njësi të armatosura shi’ite të njohura si Forcat e Mobilizimit Popullor, e filluan sulmin ndaj qytetit Hawija më 21 shtator.

Gjenerali Paul Funk, komandanti i përgjithshëm i grupit të punës në Irak, përgëzoi trupat irakiane për rimarrjen e qytetit, duke thënë se ata "luftuan me guxim dhe profesionalisht kundër një armiku brutal dhe të vendosur", shkruan VOA. Sipas një njoftimi për shtyp, beteja zgjati 14 ditë dhe raportohet se janë dorëzuar më shumë se 1,000 terroristë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Beyoce dhe Jay Z dalin për herë të parë në publik me binjakët e tyre (FOTO)
Futet për të vjedhur në vendin gabuar, hajduti del duarbosh dhe e pëson keq (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.01131010055542
array(1) { ["section"]=> string(73) "nato-largon-isis-nga-iraku-arrestohen-me-shume-se-1-mije-terroriste-94968" }