Nato shqetësohet nga stërvitja e përbashkët e Bjellorusisë me Rusinë

Publikuar tek: bota, më 20:22 25-08-2017 Nato shqetësohet nga stërvitja e përbashkët e Bjellorusisë me Rusinë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Moskës që të përmbushë angazhimet ndërkombëtare dhe të bëhet transparente në lidhje me lojërat e luftës, të planifikuara për muajin e ardhshëm në Bjellorusi dhe Rusi perëndimore.

“Do t’i vëzhgojmë nga afër stërvitjet që zhvillohen muajin e ardhshëm”, tha Stoltenberg pas takimit me kryeministren polake, Beata Szydlo, në Varshavë.

Stoltenberg iu referua stërvitjeve të përbashkëta ushtarake Rusi-Bjellorusi, të cilat janë emëruar dhe do të zhvillohen nga data 14 deri më 20 shtator.

Stoltenberg tha se transparenca është e rëndësishme në kohën kur ka aktivitet të shtuar ushtarak përgjatë kufijve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023406982421875
array(1) { ["section"]=> string(74) "nato-shqetesohet-nga-stervitja-e-perbashket-e-bjellorusise-me-rusine-90203" }