NATO zbulon gabimisht se ku i mban SHBA armët bërthamore në Europë

Publikuar tek: bota, më 14:18 17-07-2019 NATO zbulon gabimisht se ku i mban SHBA armët bërthamore në Europë Foto ilustruese, REUTERS / Christian Hartmann

Një dokument i publikuar në internet nga zyrtarë të NATO-s ka zbuluar pa dashje vendet e bazave ku SHBA ruan armë bërthamore në Europë.

Dokumenti i titulluar “Një epokë e re për parandalimin bërthamor?”, dhe i klasifikuar si sekret u publikua në një faqe në internet, por më pas u fshi menjëherë.

Sipas të dhënave të dokumentit, SHBA ka më shumë se 150 armë bërthamore në disa shtete europiane si Italia, Belgjika, Gjermania, Holanda dhe Turqia.

Në një analizë të bërë nga Washington Post mbi këtë dokument, theksohet fakti se për vendndodhjen e armëve bërthamore në Europë nuk citohet asnjë burim.

Ndërsa drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Kontrollit të Armëve Daryl Kimball tha për Fox News se “vendndodhja e 180 bombave bërthamore të SHBA në bazat në pesë vende europiane të NATO-s dihet gjerësisht prej një kohe të gjatë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022652864456177
array(1) { ["section"]=> string(73) "nato-zbulon-gabimisht-se-ku-i-mban-shba-armet-berthamore-ne-europe-172493" }