‘Navy Seal’ mision në Afrikë, shpëtohet amerikani i marrë peng në Nigeri

Publikuar tek: bota, më 23:11 31-10-2020 ‘Navy Seal’ mision në Afrikë, shpëtohet amerikani i marrë peng në Nigeri Ilustruese

Speciale të ushtrisë amerikane morën pjesë në një mision në veri të Nigerisë, ku arritën të shpëtonin një shtetas amerikan që ishte rrëmbyer nga disa persona të armatosur.

Sipas burimeve nga administrata amerikane, 27 vjeçari Philip Ëalton u rrëmbye të martën në shtëpinë dhe për këtë arsye në aksion u hodhën forcat Navy Seals.

Tashmë ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është strehuar në rezidencën e ambasadorit amerikan në Niger, ndërkohë që nuk është plagosur asnjë nga ushtarët amerikanë.

Për këtë ngjarje reagoi dhe presidenti Donald Trump, i cili e cilësoi një arritje shumë të madhe për Forcat Speciale Amerikane.

Përgjatë një konference për shtyp, sekretari McEnany tha se gjatë administratës Trump janë shpëtuar 55 pengje amerikane në 24 vende të ndryshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sllovakia për rekord, të shtunën u testuan 1 milionë qytetarë, tampon edhe për fëmijët 10 vjeç
Kushton 300 mijë dollarë, makina fluturuese me 3 rrota merr lejen për të dalë në rrugë »
Article Logic
Execution time: 0.010222911834717
array(1) { ["section"]=> string(76) "navy-seal-mision-ne-afrike-shpetohet-amerikani-i-marre-peng-ne-nigeri-225972" }