Nazareti, vendlindja e Jezusit, anullon festimet për Krishtlindje

Publikuar tek: bota, më 23:55 15-12-2017 Nazareti, vendlindja e Jezusit, anullon festimet për Krishtlindje

Nazareti, qyteti arab i Izraelit ku besohet se ka lindur Jezusi, ka anulluar një pjesë të madhe të festimeve për Krishtlindje në shenjë proteste për vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Vendimi i Trump javën e fundit për Jeruzalemin ka zemëruar jo vetëm shtetet e botës arabe por edhe aleatët e SHBA-ve.

Nazareti është qyteti më i madh arab në Izrael me një popullsi myslimanësh dhe të krishterësh prej 76 mijë banorë dhe konsiderohet si zemra e festimeve të Krishtlindjes.

"Ne kemi vendosur të anulojmë këngët dhe kërcimet tradicionale të Krishtlindjeve, sepse ne jemi në një moment të diskutueshëm, për shkak të asaj që Trump ka thënë për Jerusalemin," tha zëdhënësi i qytetit Salem Sharara. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarmi i OKB: Të shmanget katastrofa me situatën në Korenë e Veriut
»
Article Logic
Execution time: 0.011140108108521
array(1) { ["section"]=> string(70) "nazareti-vendlindja-e-jezusit-anullon-festimet-per-krishtlindje-103257" }