Ndahen milionat për partitë politike, ja sa para do të marrin 6 forcat kryesore për 2018-ën

Publikuar tek: politike, më 14:35 29-01-2018 Ndahen milionat për partitë politike, ja sa para do të marrin 6 forcat kryesore për 2018-ën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhejn e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet “Për shpërndarjen e fondeve vjetore për partitë politike, për vitin 2018”.

Gjatë kësaj mbledhje KQZ vendosi të shpërndajë fondin prej 186 milionë lekësh, 6 partive politike kryesore në vend për këtë vit.

Paratë për forcat politike janë ndarë si mëposhtë:

1) Partia Socialiste e Shqipërisë, 85.065.992 lekë

2) Partia Demokratike, 51.808.975 lekë

3) Lëvizja Socialiste për Integrim, 26.160.224 lekë

4) Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, 10.107.290 lekë

5) Lista e Barabartë (LIBRA), 6.570.833 lekë

6) Partia Socialdemokrate, 6.286.685 lekë

KQZ vendosi shtyrjen për në mbledhjen e ardhshme të vendimmarrjes për projektvendimin, “Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për vitin 2018”. 

DSC_0004.JPG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022724151611328
array(1) { ["section"]=> string(97) "ndahen-milionat-per-partite-politike-ja-sa-para-do-te-marrin-6-forcat-kryesore-per-2018-en-108360" }