Ndahen nga jeta dy ish-punonjësit që lanë gjurmë në RTSH, televizioni i 'dërgon' në harresë dhe fillon transmetimin e programeve

Publikuar tek: kulture-art, më 10:16 19-01-2020 Ndahen nga jeta dy ish-punonjësit që lanë gjurmë në RTSH, televizioni i 'dërgon' në harresë dhe fillon transmetimin e programeve

Janë ndarë nga jeta dy ish-punonjës të të Sektorit Teknik të Radio-Tiranës.

Mësohet se bëhët fjalë për teknikun e mirënjohur Rexhep Reçin, i cili me mjeshtrat Hamdi Këllezi dhe Hasan Stermasi, përbënte dikur treshen e famëshme të profilaktikës.

Gjithashtu ka ndërruar jetë në mënyrë krejt të papritur edhe teknikja Marika Babi.

Ajo ishte një nga punonjëset më të vjetra të Radio Tiranës. Si specialiste regjistrimi dhe montazhi, me talentin dhe përkushtimin e saj, Marika ju dha jetë mijëra emisioneve të bashkëatdhetarëve, por edhe atyre në gjuhë të ndryshme të botës në Radion e Jashtme, si dhe shumë emisioneve emblematike të Radio Tiranës ndër vite. Krijimet e saj kanë mbetur në memorien e kolegëve dhe fondin e arkivit të RTSH.  

Miqtë, të afërmit dhe kolegët janë prekur nga ndarja nga jeta e ish-dy punonjësve të Radio-Tiranës, ndërsa i kanë dedikuar fjalë të ndiera në rrjete sociale. Një prej tyre është regjisori Xhelil Aliu i cili shpreh dhimbjen e madhe duke kujtuar eksperiencat e tyre në televizion.

‘Mora vesh fare rastësisht se qenkan ndarë nga jeta dy ish punonjës të Sektorit Teknik të Radio-Tiranës: I mirënjohuri Rexhep Reçi dhe Marika Babi. I pari e kishte moshën dhe duket sikur ka një lloj ngushëllimi, po ta krahasojmë me Marikën, e cila nuk mendohej të ikte kaq shpejt. Natyrisht, ikja e tyre pa kthim  ka  prekur familjarët, shokë e miq me të cilët  ata i lidhi jeta. Këtej e pas të gjithë do të jetojnë me kujtimet e tyre, me përshtypjet që ata lanë në punë e në jetë’, shkruan Aliu.

Ndërkohë televizioni shtetëror RTSH, ku ata kontribuan për dekada me radhë, kanë ‘braktisur’ ceremonitë mortore të tyre, duke ‘i harruar’ dhe duke vazhduar me transmetimin televiziv.

82555986_1306288422887608_7393594970940112896_n.jpg

Marika Babi

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0062940120697021
array(1) { ["section"]=> string(132) "ndahen-nga-jeta-dy-ish-punonjesit-qe-lane-gjurme-ne-rtsh-televizioni-i-dergon-ne-harrese-dhe-fillon-transmetimin-e-programeve-192471" }