Ndahen pas 6 vitesh martesë Shakira dhe Gerald Pique

Publikuar tek: bota, më 17:11 07-10-2017 Ndahen pas 6 vitesh martesë Shakira dhe Gerald Pique

Shakira dhe futbollisti Gerald Pique i kanë dhënë fund pas gjashtë vitesh martesës së tyre. Sipas raportimeve të mediave të huaja thuhet se futbollisti nuk jeton më me këngëtaren.

“Është diçka serioze dhe është Shakira ajo që ka marrë një vendim të tillë”, tha një burim për faqen e internetit Cotilleo, raporton DailyMail, shkruan newsbomb.al.

Burimi ka shtuar më tej se “Shakira, e cila ka dy djem me futbollistin nuk mund t’a përballonte situatën dhe ka marrë këtë vendim”.

Tema mbi ndarjen e çiftit ka qenë ndër më të përfoluarat kohët e fundit nga mediat e ndërkombëtare. Hera e fundit që çifti është parë bashkë ka qenë në Argjentinë në dasmën e futbollistit Lionel Messi.

40-vjeçarja Shakira ka dy djem me futbollistin, Milan,4 vjeç dhe Sasha, 2 vjeç.

Ndarja vjen edhe mes problemeve profesionale të futbollistit, i cili u ballafaqua me tifozët kur ai doli në konferncë me ekipin spanjoll të hënën. Reagimi negativ erdhi pasi sportisti i lindur në Barcelonë deklaroi mbështetjen e tij për pavarësinë katalanase, pas referendumit këtë javë.

Ndërkohë, vlen të përmendet se këngëtarja e ka vlerësuar gjithnjë Pique si një prind shembullor dhe ka pretenduar se kur bëhet fjalë për fëmijët ai është “mbështetja e saj më e madhe”. “Ai është mbështetja ime më e madhe. Ne jemi të dy prindër shumë të dobishëm, kështu që kurrë nuk ndihemi sikur njëri mban të gjithë ngarkesën. Ai ndoshta i lejon fëmijët të hanë një çokollatë pak më shumë sesa do të doja unë”, është shprehur për mediat më herët Shakira.

Kujtojmë se para pak kohësh kur u përfol për ndarjen e çiftit Pique publikoi një foto në mediat sociale të Shakirës dhe fëmijëve, ku shkruante “familja ime”.

Sakaq, ende çifti nuk ka dhënë një deklaratë publike për ndarjen e tyre. 

451A50FE00000578-4956658-image-a-166_1507312773507.jpg

451A512400000578-4956658-image-a-165_1507312741195.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Terror dhe frikë në Angli, makina del nga rruga dhe shtyp këmbësorët në qendër të Londrës
Zaimina Vasjari flet për herë të parë për shtatzëninë, tregon sa muajshe është (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.012140035629272
array(1) { ["section"]=> string(58) "ndahen-pas-6-vitesh-martese-shakira-dhe-gerald-pique-95083" }