Ndahet nga jeta Afeni Shakur, mamaja e legjendës Tupac Shakur

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:47 03-05-2016 Ndahet nga jeta Afeni Shakur, mamaja e legjendës Tupac Shakur

Afeni Shakur, mamaja e legjendës së hip-hop’it Tupac Shakur, është ndarë nga jeta në moshën 69 vjeçare.

Autoritetet kanë deklaruar se Shakur ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj si pasojë e një ataku në zemër. Ajo kishte shfaqur më parë të tilla probleme.

Në vitin 1966, Afeni Shakur iu bashkua lëvizjes “Black Panther” dhe ndaj saj u ngritën disa akuza.

Tupac Shakur u vra në vitin 1996 dhe që prej asaj kohe ai vazhdon të kujtohet si mbreti i një prej rrymave më të preferuara muzikore, siç është hip-hop’i. Ai publikoi në vitin 1995 këngën "Dear Mama" që i kushtohej Afeni Shakur-it dhe fëmijërisë së tij të vështirë. 

article-shakur-0503.jpg

*Afeni Shakur dhe djali i saj Tupac

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019289970397949
array(1) { ["section"]=> string(66) "ndahet-nga-jeta-afeni-shakur-mamaja-e-legjendes-tupac-shakur-39395" }